Ne ofrojmë një shpërndarje të
produkteve të cilësisë së markës

PLLAKA QERAMIKE DHE PORCELANI

Oferta e pllakave qeramike dhe të porcelanit në Shate është e madhe dhe më e llojllojshmja në treg. Kemi pllaka të madhësive të ndryshme, duke përfshirë dimensionet e reja ekstreme prej 3600 mm x 1200 cm. Pllakat në ofertën tonë kryesisht shquhen me cilësinë e tyre, e cila është e garantuar nga markat më të mira dhe më të mëdha në industrinë e pllakave në botë.

Në ofertë kemi pllaka që dallohen për nga: materiali (qeramikë, porcelan, gur, porcelan të teknikës së lart) përdorimi (të jashtme, të brendshme, për fasadë, industriale, pllaka për pishinë) dhe stili - nga pllaka rustike dekorative deri në pllaka me pamje dhe përpunim përfundimtar tejet modern.

PAJISJE SANITARE PËR BANJË

Markat (prodhuesit) e pajisjeve sanitare nga oferta jona janë nga më të mëdhatë dhe më cilësoret në botë.

Në sajë të gamës së gjerë të produkteve, ne jemi në gjendje për të ofruar produkte të cilësisë më të lartë për çdo stil, shije dhe xhep: lavamanë, bide, urinale, vaska, kabina dushi, mobilje për banjo, pasqyra, pajisje për banjo (aksesorë), ventilatorë .... pajisje për banjo të vogla në restorante, banjo dhe objekte sanitare për ndërtesat private dhe publike, pajisje për hotele dhe vila luksoze dhe apartamente duke përmbushur standardet më të larta sanitare (higjienike).

RUBINETE DHE SISTEME DUSHI PËR BANJO

Bateritë (çezmat) për banjo nga kompanitë gjermane Hansgrohe, Axor, Dornbracht Villeroy-Boch, Schell-Armaturën përfaqësojnë kulmin në ofertën në botë të këtij lloji të produkteve. Ato dallohen nga cilësia e tyre që garantohet me traditën e prodhimit të gjatë, inovacionin në proceset e prodhimit. Produktet ju bëjnë për vete me dizajnin e tyre dhe formën ergonomike, pas të cilëve qëndrojnë emrat më të mëdhenj në dizajnin bashkëkohor industrial: Filip Starck, Antonio CITTERIO, Patricia Urqiola, Jean-Marie Massaud.

Kompania jonë SHATE, ka siguruar servis përkatës dhe mbështetje teknologjike dhe teknike për asortimentin e Hansgrohe, AXOR, Dornbracht< Villeroy-Boch, Schell-Armaturen.

INSTALIMI HIDRAULIK, PAJISJE HIDRAULIKE DHE SANITARE, INSTALIM I KANALIZIMIT, SISTEME PËR NGROHJE NË DYSHEME, SISTEME TË VENTILIMIT, FILTRE PËR UJË DHE SISTEM PËR NDËRTIM TË THATË WEDI.

Mënyra bashkëkohore e jetës dhe kërkesat në rritje të konsumatorëve, kanë sjellë nevojën që banja të organizohet në një mënyrë të përshtatshme për të përmbushur kriteret e duhura si një shkallë e lartë e individualitetit, dizajn të përjetshëm, një nevojë në rritje për funksionalitetin e hapësirës, ​​zgjidhjeve innovativ.

Për të arritur kriteret e duhura, produktet duhet të ofrojnë sigurinë, cilësinë dhe shpejtësinë e duhur në përpunimin e instalimeve dhe për të ruajtur standardet dhe normat e duhura, kompania jonë SHATE ekskluzivisht në tregun e Maqedonisë paraqet prodhuesit gjermanë në vijim: