ARETH
KOMPANISË TONË


Kompaninë SHATE e themeluam në vitin 1992 në Gostivar. Filluam si përfaqësues i vetëm dhe distributor i Porcelanka Veles në Maqedoninë perëndimore.

Në vitin 1999 kur përfaqësinë dhe sallonin ekspozues e transferuam në Shkup, në paletën tonë të produkteve e shtuam shitjen e pllakave, pajisjeve sanitare dhe vaskave, dhe njëkohësisht u bëmë agjenti i vetëm i Keros Ceramica nga Spanja.

Duke u përpjekur që gjithmonë të mbajmë hapin me risitë globale dhe ato t'i ofrojmë në treg në Maqedoni, në vitin 2005 u bëmë agjenti ekskluziv i GRESPANIA. Kjo kompani është një nga tri fabrikat kryesore në Spanjë për prodhimin e pllakave dhe është gjithmonë ndër të parat në futjen e inovacioneve nga aspekti i dizajnit dhe cilësisë së produkteve që ofron.

Duke marrë parasysh qëllimin kryesor në programin e kompanisë SHATE i futëm edhe markat nga Gjermania siç janë Hansgrohe për prodhimin e baterive, DURAVIT një nga kompanitë më të vjetra të prodhimit të produkteve sanitare, fabrika Hüppe për prodhimin e kabinave me një traditë prej më shumë se 120 vjet, TECE për prodhimin e teknikës të ndërtuar për banjo dhe sistemit të furnizimit me ujë dhe të ngrohjes të dyshemesë dhe Schell për prodhimin e materialeve hidraulike.

Duke dashur t’i afrojmë produktet te një numër sa më i madh i konsumatorëve në Maqedoni, në vitin 2008 e hapëm përfaqësinë e dytë dhe sallonin ekspozues në Manastir.

Në më shumë se 2000 m2 në Shkup dhe 400 m2 në Manastir mund të gjenden të ekspozuara pllaka të murit dhe dyshemesë, produkte sanitare, vaska, kabina, mobilie për banjë, rubinete, teknikë të ndërtuar dhe materiale të tjera në ambiente moderne dhe të rregulluara me stil, ku konsumatorët do të munden në mënyrë reale të shohin se si do të dukej banja e tyre.

Produktet e ofruara nga kompania jonë mund të reflektojnë stilin e secilit në rregullimin e ambientit, duke përfshirë edhe preferencat e njerëzve që besojnë se një shtëpi është pasqyrë e një individi. Nga linjat klasike të prodhimeve sanitare, pllakave dhe rubineteve deri te ngjyrat dhe modelet moderne të produkteve.

Misioni



Misioni ynë është të ofrojmë produkte cilësore me një dizajn modern, duke ndjekur hapin e inovacioneve botërore.

Përmbushje e plotë dhe me kohë e kërkesave të konsumatorëve.

Dizajni